Nga Vendi
29 April 2026
Vizita e presidentit zviceran sjell regjim të posaçëm trafiku në Shkup

Vizita zyrtare e presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, do të shoqërohet me masa të veçanta sigurie dhe ndryshime në komunikacion në Shkup.

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në zonën qendrore të qytetit do të zbatohet regjim i posaçëm trafiku për shkak të lëvizjes së delegacionit zyrtar.

Autoritetet bëjnë të ditur se Njësia për siguri në trafikun rrugor do të ndërmarrë masa për rregullimin dhe kontrollin e qarkullimit, me qëllim garantimin e sigurisë gjatë qëndrimit të delegacionit zviceran.

Qytetarëve u rekomandohet të respektojnë udhëzimet e policisë dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në kohë, për të shmangur vonesat në zonat e prekura.



Të ndryshme
Më shumë
E goditi disa herë me rrip të pantallonave dhe e detyroi të kryej marrëdhënie seksuale në një motel, Gjykata merr vendim për gjilanasin27 July 2021
Dimitrov: Bullgaria shkeli Marrëveshjen për fqinjësi të mirë24 September 2021
Është ulur numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Tetovës28 September 2021