Nga Bota
29 April 2026
SHBA planifikon pasaporta speciale me portretin e Donald Trump për 250-vjetorin e Pavarësisë

Departamenti i Shtetit i SHBA ka njoftuar prodhimin e një serie të kufizuar pasaportash me dizajn të veçantë, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Shpallja e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas një zëdhënësi të institucionit, dokumentet do të kenë elemente të personalizuara duke ruajtur standardet e sigurisë, ndërsa imazhet e publikuara sugjerojnë përfshirjen e portretit të Donald Trump në një nga faqet e pasaportës, edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht në deklaratë.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse qytetarët amerikanë do të kenë mundësi të zgjedhin mes versionit standard dhe atij përkujtimor, por kanë bërë të ditur se pajisja me këtë pasaportë nuk do të ketë kosto shtesë.

Nisma konsiderohet pjesë e aktiviteteve simbolike për përvjetorin historik të shtetit amerikan.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Shteti mund të kishte bërë më shumë për katër krerët e UÇK-së21 September 2026
Elsa Lila habit me deklaratën: Nuk kam televizor në shtëpi që nga viti 200218 November 2026
Makina bie në humnerë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur rëndë në Tetovë19 July 2020