Teknologji
29 April 2026
Elon Musk në gjyq kundër OpenAI, akuza për devijim nga misioni bamirës dhe kërkesë për dëmshpërblim miliardësh

Elon Musk është paraqitur në gjyq kundër OpenAI, në një proces gjyqësor që po zhvillohet në Oakland të Kalifornisë, ku ai akuzon drejtuesit e kompanisë për largim nga misioni fillestar jofitimprurës.

Musk ka paditur gjithashtu bashkëthemeluesin dhe drejtuesin ekzekutiv Sam Altman dhe presidentin Greg Brockman, duke pretenduar se organizata është shndërruar nga një strukturë bamirëse në një kompani të orientuar drejt fitimit.

“Ky është shqetësimi im, nëse e bëjmë të pranueshme plaçkitjen e një bamirësie, i gjithë themeli i dhënies bamirëse në Amerikë do të shkatërrohet”, është shprehur Musk gjatë dëshmisë së tij në gjykatë.

Në proces, si dëshmitare kryesore pritet të dëshmojë edhe inxhinierja shqiptare Mira Murati, e cila do të pyetet për kufizimet e bashkëpunimit me kompaninë Microsoft dhe ndarjen e teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Musk kërkon dëmshpërblim prej rreth 150 miliardë dollarësh, duke argumentuar se udhëheqja e OpenAI ka devijuar nga parimet fillestare të saj.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ Maqedoni: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor13 September 2021
Sindikata e Kulturës paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Zoran Ljutkov 9 March 2026
Sulmi në Gaza, reagon Trump: Izraeli ka të drejtë të hakmerret kur i vrasin ushtarët29 October 2025