Nga Vendi
30 April 2026
Tetova sonte në festë, Ansambli Shtetëror sjell koncertin “Me plis në zemër”

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV do të mbajë sonte në Tetovë koncertin e tij të parë, shtatë vite pas themelimit të institucionit. Ngjarja artistike me titull “Me plis në zemër” do të zhvillohet në Qendrën për Kulturë, në ora 19:00, duke shënuar një moment të rëndësishëm për skenën kulturore shqiptare në vend.

Në këtë koncert do të marrin pjesë artistë të njohur dhe të rinj, ndërsa mysafir special do të jetë Okteti “Ilirikum”, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të veçantë artistik.

Drejtori i Ansamblit, Jetmir Rexhepi, u shpreh se kjo ngjarje përfaqëson një arritje të shumëpritur për artistët shqiptarë, duke theksuar se është një nga ditët më të rëndësishme në karrierën e tij, pasi po realizohet një projekt i ëndërruar prej vitesh dhe në nivel të lartë institucional. Ai ftoi artdashësit të marrin pjesë, duke e konsideruar praninë e tyre si mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të këtij institucioni.

Koncerti është pjesë e programit vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës.



Të ndryshme
Më shumë
Identiteti digjital drejt zbatimit, projektligji synon zëvendësimin e kartave fizike12 April 2026
Këngëtarja e njohur hyn nesër në “Big Brother VIP”?21 October 2021
Nga data 6 shtator kosovarët nuk mund të futen në Shqipëri pa pasaportë të vaksinimit30 August 2021