Nga Rajoni
1 May 2026
Veliaj kërkon monitorim ndërkombëtar të seancës gjyqësore, ngre dyshime për procesin ndaj tij në Gjykatë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, i është drejtuar përfaqësuesve të huaj në Shqipëri me kërkesë për të ndjekur nga afër seancën e 8 majit në Gjykatën Administrative dhe për të siguruar transparencë të plotë në zhvillimin e saj.

Kërkesa është përcjellë përmes firmave ligjore Kasowitz Benson Torres LLP dhe Mishcon de Reya, të cilat kanë kërkuar gjithashtu transmetimin e seancës në mënyrë publike.

Seanca lidhet me shqyrtimin e ligjshmërisë së emërimit të prokurorit Ols Dado, i cili po drejton çështjen penale ndaj Veliajt.

Në qëndrimin e tij, Veliaj pretendon se emërimi i prokurorit nuk është në përputhje me kriteret ligjore, duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e veprimeve të tij në këtë proces.

Ai paralajmëron se çështja mund të mbyllet mbi baza procedurale pa u shqyrtuar në themel, gjë që sipas tij do të cenonte transparencën dhe parimet e një procesi të rregullt ligjor.

Në dokument përmenden edhe pasoja të procesit, përfshirë paraburgimin, kufizimet në mbrojtje ligjore dhe aksesin në prova, si dhe ndikimin në jetën e tij personale dhe familjare.



Të ndryshme
Më shumë
Tensione në protestë, shoqërohen protestues dhe përplasje me policinë në Tiranë22 March 2026
Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut22 October 2025
Të kapur për dore, zbulohet i dashuri i ri i Teas26 July 2021