Nga Vendi
2 May 2026
Policia ndërmerr aksion, shtatë shoferë të ndaluar për shkelje të rënda në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka intensifikuar kontrollet në komunikacion në të gjithë territorin e vendit, duke privuar nga liria shtatë drejtues mjetesh për shkelje të rënda.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet policore, pesë prej të ndaluarve, dy në Kërçovë dhe tre në Shkup, janë kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Ndërkohë, dy raste të tjera, nga një në Negotinë dhe Kërçovë, kanë rezultuar se shoferët ishin nën ndikimin e alkoolit.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.



Të ndryshme
Më shumë
Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e shtruar nga Edi Rama në Tiranë12 March 2026
Era Istrefit i ikin 200 mijë euro nga duart. Zbulohet arsyeja 4 July 2025
Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë15 September 2020