Nga Rajoni
2 May 2026
Osmani nderon viktimat e Studimes, “kurrë nuk harrojmë dhe nuk heqim dorë nga drejtësia”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar viktimat e Masakrës së Studimes në përvjetorin e 27-të të saj, duke shprehur dhimbje dhe nderim për të vrarët.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani theksoi se kujtimi për martirët dhe viktimat do të mbetet gjithmonë i gjallë në ndërgjegjen kolektive.

Ajo u shpreh se si shoqëri dhe si komb, Kosova nuk do të harrojë kurrë, nuk do të falë dhe nuk do të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë për krimet e kryera.

“Kurrë nuk harrojmë, kurrë nuk falim dhe kurrë nuk heqim dorë nga drejtësia”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Del para gjykatës gruaja që vrau pesë fëmijët e saj kur kuptoi se burri kishte një të dashur15 June 2021
Plas keq sherri mes Atdheut dhe Blerimit – Ky i fundit e kërcënon rëndë: Do t’a djeg shpirtin21 July 2021
Sulm ndaj ish-kreut të PD-së në Lezhë, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e tij11 May 2026