Nga Vendi
3 May 2026
Bujar Osmani në Bruksel, takime me institucionet e BE-së për perspektivën evropiane

BDI ka bërë të ditur se nënkryetari i saj Bujar Osmani do të zhvillojë një vizitë dyditore në Bruksel, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve evropiane.

Sipas njoftimit, Osmani pritet të takohet me përfaqësues të Komisioni Evropian, me Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, si dhe me eurodeputetë. Në qendër të diskutimeve do të jetë perspektiva evropiane e vendit dhe zhvillimet e fundit politike.

Në njoftim, BDI thekson se gjatë takimeve do të hapen edhe çështje që lidhen me përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe, sipas tyre, cenimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.



Të ndryshme
Më shumë
10 euro për të hyrë në Prishtinë: Komuna propozon taksë të re për automjetet e jashtme31 May 2026
Panovski: Duke e ditur se na pret regjistrimi dhe viti shkollor, lejuan organizimin e ahengjeve24 August 2021
Flet Filipçe: A do të kemi valë të re të COVID-19? 13 October 2021