Nga Rajoni
3 May 2026
Haxhiu: media me integritet është shtyllë e demokracisë, ndërsa AGK ngre alarme për shtypin

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e gazetarisë profesionale dhe të verifikimit të fakteve në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke vlerësuar rolin e mediave në forcimin e demokracisë.

Në një postim publik, Haxhiu ka deklaruar se shpejtësia e qarkullimit të informacionit sot e bën më të vështirë dallimin mes faktit dhe interpretimit, duke shtuar se “hapësira publike ka nevojë për ndershmëri, për fakte, për verifikim dhe përgjegjësi”, si dhe se “gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët dhe për Republikën”.

Ajo ka theksuar se kur e vërteta cenohet dhe lajmi ngatërrohet me manipulim, qytetari humb orientimin dhe demokracia dobësohet.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke ngritur shqetësime për kushtet e punës së gazetarëve, duke akuzuar Qeverinë në detyrë dhe partinë Lëvizja Vetëvendosje për, siç thuhet, fushata të vazhdueshme që synojnë delegjitimimin e punës së mediave.

Sipas AGK-së, gazetarët në Kosovë përballen me sfida serioze në ushtrimin e profesionit të tyre, ndërsa situata aktuale kërkon mbrojtje më të madhe të lirisë së medias.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Dhuna ndaj dy të rinjve kërkon përgjegjësi institucionale, Astrit Iseni të japë dorëheqje 9 October 2026
Kjo është motra bukuroshe e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani 23 June 2021
Vdekja e foshnjës, inspektimi i jashtëzakonshëm në Klinikën e Gjinekologjisë17 December 2025