Nga Vendi
5 May 2026
MPB paralajmëron për mashtrime me gjoba të rreme, qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë ngritur alarmin për një valë të re mashtrimesh kibernetike, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe të rreme në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me pretendimin për gjoba trafiku të papaguara.

Sipas Sektorit të Krimit Kibernetik pranë Byrosë së Sigurisë Publike, mesazhet po dërgohen nga numri i huaj +639606963624 dhe përmbajnë një link të rremë, http://mvr.govmk.cam/mk⁠�, i cili imiton faqen zyrtare të MPB-së. Përmes këtij mashtrimi, qytetarëve u kërkohet të vendosin të dhënat e automjetit dhe më pas të kryejnë pagesë, zakonisht në vlerë prej 1500 denarësh.

Nga MPB theksojnë se, “qytetarët nuk duhet t’u besojnë mesazheve nga faqe të paligjshme dhe të mos ndajnë të dhënat personale apo bankare, pasi ato mund të keqpërdoren”.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të shmangin hapjen e linkeve dhe dokumenteve të dyshimta që vijnë nga burime të panjohura, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit në përdorimin e teknologjisë.



Të ndryshme
Më shumë
Masat e reja, qendrat tregtare presin ulje të fitimit deri në 50%27 August 2021
Mali i Zi në zgjedhje, ish-kryeministri Berisha: Votoni kandidatët shqiptarë26 August 2020
Policia e Maqedonisë për një ditë ka dënuar 703 shoferë për vozitje të shpejtë 6 September 2021