Nga Rajoni
5 May 2026
LDK shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit para zgjedhjeve të 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një takim të zgjeruar me kryesinë dhe kryetarët e degëve, ku në fokus do të jetë mundësia e bashkëpunimit politik me listën e Vjosa Osmani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas burimeve, mbledhja do të nisë në orën 16:00 dhe do të trajtojë qëndrimin e partisë lidhur me një bashkim të mundshëm politik për zgjedhjet e 7 qershorit, një zhvillim që mund të ndikojë në konfigurimin e skenës politike.

Vendimi për zgjedhje të reja erdhi pasi institucionet nuk arritën të zgjedhin presidentin, çka çoi në shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës së votimit.

Takimi i sotëm pritet të japë sinjale më të qarta për strategjinë e LDK-së në këtë proces zgjedhor.



Të ndryshme
Më shumë
Sot protesta nga nxënësit e shkollave të mesme për mësim të kombinuar31 August 2020
Nusja godet aksidentalisht testikujt e burrit të saj në dasmë14 October 2021
Ledina e bën nxehtë, pozon me këmbë përpjetë nga vaska18 October 2021