Nga Vendi
5 May 2026
Mexhiti për 5 Majin: Amaneti i dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për të ardhmen

Në Ditën e Dëshmorëve, Izet Mexhiti ka kujtuar me një mesazh publik sakrificën e të rënëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së idealit dhe përgjegjësisë kolektive për të ardhmen.

Në postimin e tij, ai shkruan se, “5 Maji është dita e kujtesës. Dita kur emrat e dëshmorëve ngrihen mbi kohën dhe bëhen pjesë e përjetësisë së këtij vendi. Sot i kujtojmë me respekt e mirënjohje të thellë. Sakrifica e tyre nuk tretet në harresë, ajo qëndron e gdhendur në historinë tonë, si një dritë që nuk shuhet. Ata lanë pas një amanet të rëndë e të qartë, të ecim përpara, të punojmë çdo ditë dhe të mbajmë gjallë idealin për të cilin ranë. Kjo përgjegjësi është mbi ne. Dhe ne do ta vazhdojmë rrugën e tyre, me përkushtim, me këmbëngulje, për të ardhmen tonë”.

Mesazhi i tij vjen në kuadër të përkujtimit të 5 Majit, duke nënvizuar se kujtesa për dëshmorët mbetet një detyrim moral dhe kombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të marrë vendimin për Teatrin Kombëtar16 June 2021
MC Kresha tregon se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”16 June 2021
Janë hapur vendvotimet në rajonin e Tetovës, 184,132 qytetarë me të drejtë vote15 July 2020