Nga Vendi
8 May 2026
Menduh Thaçi akuzon Mickoskin për qasje anti-shqiptare dhe nënçmim të partnerëve shqiptarë

Kryetari i Menduh Thaçi, ka akuzuar kryeministrin e Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, për ndjekje të një politike të sofistikuar anti-shqiptare dhe për nënçmim të partnerëve shqiptarë në qeveri.

Në një intervistë në emisionin Rubikon, Thaçi deklaroi se qasja e Mickoskit ndaj shqiptarëve është “më e padukshme dhe më sofistike” krahasuar me politikat e së kaluarës. Ai tha se partnerët shqiptarë në qeveri po përballen me poshtërim publik dhe mungesë të ndikimit në vendimmarrje.

Sipas Thaçit, emërimet e kuadrove shqiptare në institucione bëhen kryesisht me miratimin e kryeministrit maqedonas. “90 për qind të kuadrove shqiptare që caktohen dhe që VLEN-i i përvetëson si kuadro të veta, janë ata që marrin bekimin te Mickoski”, u shpreh ai.

Kreu i PDSH-së theksoi se këto qëndrime nuk janë shpifje, por, sipas tij, pasqyrim i realitetit politik në vend. /Klankosova.tv⁠�



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha për koalicionin ASH-VMRO: Dikur i kanë quajtur vrasës ndërsa sot vëllezër 2 September 2021
Vajza nga Kabuli: Një taleban na tha, do t’iu martoj 4 gra përnjëherë17 August 2021
Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, humb jetën në një aksident në Zvicër16 June 2026