Nga Rajoni
8 May 2026
Shtatë nëndegë të PDK-së kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Përdrinisë kanë kërkuar zyrtarisht rikthimin e Fatmir Limajt në PDK. Përmes një kërkese publike, ata i janë drejtuar kryetarit të partisë, Bedri Hamza, duke theksuar se rikthimi i Limajt do të ndikonte pozitivisht në forcimin dhe bashkimin e subjektit politik.

Në reagimin e publikuar në Facebook, përfaqësuesit e nëndegëve kanë vlerësuar se një rikthim i tillë do të rriste besimin e elektoratit dhe do të sillte një frymë më të madhe bashkëpunimi brenda spektrit politik.

“Ne, përfaqësuesit e shtatë nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia, përmes kësaj kërkese shprehim vullnetin dhe kërkesën tonë që z. Fatmir Limaj të rikthehet në gjirin e Partisë Demokratike të Kosovës. Vlerësojmë se rikthimi i tij do të ishte në interes të forcimit të partisë, unitetit politik dhe rritjes së besimit të elektoratit”, thuhet në deklaratë.

Kjo lëvizje vjen në një periudhë kur Fatmir Limaj, në cilësinë e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i ka dërguar një letër Bedri Hamzës, duke kërkuar që subjekti që ai drejton të përfshihet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM mbrojnë qëndrimin e Pendarovskit: Mandati ndahet me 15 gusht11 August 2020
2-vjeçarja vdes pasi preku karikusin e telefonit, e godet rryma elektrike27 August 2021
Shahpanska: Pensionet do të rriten, pensioni më i ulët do të jetë 10.700 denarë24 September 2021