Nga Rajoni
9 May 2026
Vlora Çitaku ngre alarmin për gjuhën e urrejtjes në politikë

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar publikisht pasi publikoi disa komente fyese që, sipas saj, i janë drejtuar në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Facebook, ajo kritikoi ashpër gjuhën e përdorur në debatin publik, duke e lidhur atë me kulturën politike të krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht”, ka shkruar Çitaku.

Ajo u shpreh se nuk është e shqetësuar personalisht nga sulmet, por paralajmëroi për pasojat që kjo klimë mund të ketë tek të rinjtë që synojnë të angazhohen në jetën publike dhe politike.

“Sikurse thotë populli, më është trashë lëkura. Por kam frikë se kjo klimë helmuese, që politikën e ka kthyer në moçal shpifjesh, fyerjesh e linçimesh, po i dekurajon vajzat dhe djemtë e rinj të angazhohen në jetën publike”, theksoi ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykimi kundër ish drejtorit të Onkologjisë, është shtyrë për 5 shtator11 July 2025
Janevska: Ligji në arsim drejt fazës qeveritare para se të shkojë në Kuvend20 April 2026
Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë10 November 2025