Nga Vendi
9 May 2026
Meliza Haradinaj “godit” Kurtin pas takimit me Mickoskin, patriotizmi nuk bëhet me dy fytyra

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në kongresin e VLEN në Maqedoninë e Veriut, ku është parë përkrah kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski.

Prania e Kurtit në këtë aktivitet ka nxitur reagime politike, ndërsa këshilltarja e ish-presidentes së Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të kujtohen vetëm gjatë fushatave politike, duke shtuar se “nuk mund të shtirësh patriotizëm në Prishtinë, ndërsa në Shkup të qëndrosh pranë atyre që i godasin shqiptarët”.

Reagimi i Haradinajt vjen në një periudhë tensionesh politike dhe debatesh për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesëmarrja e Kurtit në kongresin e VLEN ka marrë vëmendje të madhe në opinionin publik.



Të ndryshme
Më shumë
Nëna ndalon vjehrrën ta shohë nipin pasi e ktheu në shtëpi të djegur nga dielli16 June 2021
Qeveria e Maqedonisë i ndan Georgievskit 30 mijë euro shpërblim për garat olimpike28 July 2021
Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Gjini 2 July 2021