Nga Vendi
10 May 2026
Valë e re e ftohtë në Ballkan, temperaturat bien deri në 15 gradë

Edhe pse muaji maj zakonisht shënon stabilizim të motit dhe rritje të temperaturave, një valë e re e ftohtë pritet të përfshijë territorin e Ballkanit në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, masat e ftohta ajrore do të zbresin nga veriperëndimi përmes rajonit alpin, duke sjellë ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, nga 10 deri në 15 gradë, ndërsa në disa zona pritet të jenë edhe më të ulëta. Krahas ftohjes, vendi do të përballet edhe me erëra të forta, reshje shiu dhe borë në zonat malore. Sipas parashikimit të fundit, ulja më e madhe e temperaturave në Maqedoninë e Veriut pritet të nisë nga nata e së mërkurës, kur moti do të ndryshojë ndjeshëm në të gjithë territorin. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë udhëtimeve në zonat malore dhe në rajonet ku priten reshje intensive dhe erëra të fuqishme.



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi: Shteti nuk do të heqë dorë nga investimi në kapacitetet energjetike jashtë vendit30 September 2021
Kreu veprimtari ilegale në xhami, kallëzim penal për hoxhën16 June 2021
Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit14 October 2021