Nga Vendi
10 May 2026
Limani shpërthen pas Kongresit të VLEN-it: “Dolën në skenë dy kikirecat”

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka reaguar ashpër pas Kongresit të parë të VLEN-it, ku për drejtues të partisë u zgjodhën Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Limani përdori një gjuhë ironike dhe me mesazh të fortë politik ndaj zhvillimeve të fundit brenda VLEN-it. “KIKIREC-A! Më në fund dolën në skenë dy kikirecat që pula-fshehur brithtën lojën e Shefqet bej Vërlacit dhe Xhaferr bej Ypit”, shkroi ai.

Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, reagimi i ministrit është interpretuar gjerësisht si një aludim i drejtpërdrejtë ndaj zgjedhjes së Mexhitit dhe Kasamit në krye të subjektit politik.

Deklarata e Limanit ka nxitur reagime dhe debat në rrjetet sociale, duke e kthyer Kongresin e parë të VLEN-it në një nga temat më të komentuara politike në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Dujovski: Thuhet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, kjo nuk është e zakonshme23 November 2021
“Thirrjet e nënave”: S’ka pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve23 July 2020
"Jam historia veç me tri shkronja", Gold AG me imazhin e Adem Jasharit dhe të UÇK-së në marshin për Liri12 September 2026