Nga Rajoni
11 May 2026
Sulm ndaj ish-kreut të PD-së në Lezhë, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e tij

Një incident i rëndë është regjistruar në Lezhë, ku ish-kryetari i PD-së, Sokol Toma, është sulmuar nga disa persona, duke pësuar dëmtime serioze fizike. Sipas raportimeve, ai ka marrë fraktura në këmbë si dhe lëndime në zonën e veshit.

Pas ngjarjes ka reaguar zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur se Toma ndodhet nën kujdes intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës.

“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjendje të stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë publike, ndërsa pritet zbardhja e motivit dhe identifikimi i autorëve të përfshirë në sulm.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj 9 November 2025
Vendasit po largohen nga Cyrihu për shkak të qirave të larta, “zëvendësohen” nga të huajt26 October 2026
Filipçe: Nuk është koha për hapjen e çerdheve29 June 2020