Nga Bota
11 May 2026
ShBA: Pasagjer në fluturim riatdhesimi del pozitiv me hantavirus

Një shtetas amerikan në një fluturim riatdhesimi ka rezultuar pozitiv me hantavirus, ndërsa një tjetër pasagjer ka shfaqur simptoma të lehta pasi kishte udhëtuar me një anije turistike të përfshirë në një incident shëndetësor, ku raportohet për një shpërthim vdekjeprurës të virusit, bëri të ditur Departamenti i Shëndetësisë i ShBA-së. Sipas deklaratës zyrtare, të dy pasagjerët që mbërritën në SHBA me avion qeveritar janë transportuar në “njësi biokontainmenti për shkak të kujdesit të tepruar”, siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet njoftuan se të gjithë 17 qytetarët amerikanë në fluturim do t’i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme në një strukturë mjekësore në Nebraska. Ata janë pjesë e më shumë se 90 pasagjerëve të anijes MV Hondius, e cila aktualisht ndodhet e ankoruar në Ishujt Kanarie të Spanjës dhe po riatdhesohen gradualisht, ndërsa zyrtarët theksojnë se rreziku për një shpërthim të madh mbetet shumë i ulët.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova vendos çmime maksimale ditore për karburantet, nafta 1.86 euro për litër 5 April 2026
Shqipëria në Finalen e Eurovizionit 2025 me “Zjerm” të Shkodra Elektronike13 May 2025
Kamioni Del Nga Rruga Dhe Bie Në Liqen Në Kukës, Polumbarët E RENEA-S Në Kërkim Të Shoferit29 June 2020