Nga Vendi
14 May 2026
Skandal në drejtësi: Kryetar gjykate dhe administrator gjyqësor të dyshuar për korrupsion me 8.000 euro

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj dy personave të dyshuar për pranim të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në sistemin gjyqësor. Të dyshuarit, njëri në cilësinë e kryetarit të gjykatës dhe tjetri si administrator gjyqësor, dyshohet se në periudhën nga janari i vitit 2023 deri në vitin 2025, "së bashku dhe me paramendim, duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare, kanë kërkuar dhe pranuar shpërblim në para në shumë prej 8.000 eurosh."

Qëllimi i dyshuar i këtij veprimi ishte ndërhyrja te një gjyqtar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, si dhe te Gjykata e Apelit në Gostivar, duke cenuar rëndë parimin e pavarësisë së drejtësisë dhe sundimin e ligjit.



Të ndryshme
Më shumë
Ndodh edhe kjo, qytetarit ia mbollën arën me kanabis15 June 2021
Mbi 60 mijë fletvotime të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni19 October 2021
Trump: Jemi prodhuesit më e mëdhenj të naftës në botë10 September 2026