Nga Rajoni
14 May 2026
KQZ certifikon 3 koalicione e 1 kandidat të pavarur, dy subjekte rrëzohen për mungesë nënshkrimesh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 4 prej 5 subjekteve të reja politike që aplikuan për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 qershor 2026. Ndër subjektet e certifikuara janë tre koalicione dhe një kandidat i pavarur. Koalicioni i parë është Lëvizja VETËVENDOSJE!, i përbërë nga katër parti: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternatia dhe Partia Shqiptare Demokristiane. Koalicioni i dytë është Koalicija Vakat, i formuar nga Demokratska Stranka Bosnjacka dhe Demokratska Stranka Vatan, ndërsa i treti është ASHKALITË E BASHKUAR, i përbërë nga Partia e Ashkailinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim. Kandidati i pavarur i certifikuar është Esmir Kasi.

KQZ refuzoi certifikimin e dy subjekteve të tjera për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore. Për nismën qytetare Složno Pobeđujemo dhe partinë SDA – Stranka Demokratske Akcije, thuhet se ligji kërkon "listën e mbështetësve me së paku 1,000 nënshkrime," të cilën këto dy subjekte nuk arritën ta dorëzojnë.

Në total, për zgjedhjet e qershorit do të garojnë 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. Gjithashtu, KQZ vendosi rritjen e kapacitetit të votimit në konsullatën e Kosovës në Frankfurt, duke e çuar numrin maksimal të votuesve nga 1,500 në 1,900, pasi "misioni diplomatik posedon kushte të mjaftueshme hapsinore dhe logjistike për të administruar deri në 1,900 votues."Burimi: Klan Kosova 



Të ndryshme
Më shumë
Izairi: Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave, për 225 vota nuk ia dolëm22 October 2021
DJ Gimbilo reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania 519 March 2026
Nga sot, Franca do t’i pezullojë mjekët e infermierët e pavaksinuar15 September 2021