Nga Rajoni
14 May 2026
14 maji – Sinani në Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së: "Kemi obligim që amanetin e tyre ta vazhdojmë"

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, mori pjesë sot në Akademinë Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, duke nderuar sakrificën e tyre "në mbrojtje të lirisë, substancës kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës."

Sinani theksoi se "14 Maji mbetet një kujtesë e përhershme e qëndresës dhe sakrificës së bijve më të mirë të këtij populli, të cilët në kohë të vështira u ngritën për të mbrojtur të drejtën për jetë të lirë dhe të barabartë në trojet tona."

Kryetarja e Preshevës shtoi se sot ekziston një detyrim i qartë ndaj trashëgimisë së dëshmorëve, "kemi obligim që amanetin e tyre ta vazhdojmë me punë konkrete për arsimin shqip, zhvillimin ekonomik, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës."



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Nga coronavirusi humb jetën pacientja 15 vjeçare 1 September 2021
Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet30 September 2021
Fjolla Morina tërheqëse në fotot e fundit, e krahasojnë me Kim Kardashian 9 July 2021