Nga Vendi
21 May 2026
Kasami: Shumica parlamentare nuk ka nevojë për zgjerim, kërkesat e Selës do të merren parasysh vetëm nëse lind nevoja

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka hedhur poshtë idenë e zgjerimit të shumicës parlamentare, duke sqaruar se koalicioni qeverisës nuk e sheh të nevojshme një hap të tillë në këtë fazë.

Duke komentuar deklaratat e Ziadin Selës, Kasami u shpreh se, "për momentin nuk shohim nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare", duke shtuar se kërkesat e Selës do të merren në konsideratë vetëm nëse lind një nevojë e tillë në të ardhmen.

Kasami sqaroi gjithashtu natyrën e raportit aktual me Selën, duke theksuar se, "nuk është se i kemi konsideruar ne si të tilla, janë ata të cilat i kemi dëgjuar në opinion, që ai i ka bërë, por nuk i kemi konsideruar sepse për momentin nuk vlerësojmë që shumica parlamentare ka nevojë për zgjerim të numrave." Megjithatë, Kasami la të hapur derën për bashkëpunim të mundshëm, duke thënë se, "nëse është i interesuar të jetë pjesë e qeverisë, sigurisht që ne kemi thënë se për momentin nuk shohim nevojë, por po të shohim një nevojë të tillë, do t'i konsiderojmë edhe kërkesat e z. Selës."



Të ndryshme
Më shumë
Dy herë brenda ditës kapet nga policia për tejkalim të shpejtësisë, ndalohet 26-vjeçari13 October 2025
Mbi 19 mijë kundërvajtje në shkurt nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, shumica për tejkalim shpejtësie 2 March 2026
VLEN me akuza ndaj BDI-së për dështime dhe manipulim politik22 April 2026