Nga Vendi
21 May 2026
Projektligji për kredinë 260 milionë euro kalon në komision mes akuzave për shkelje të rregullores

Komisioni i Financave dhe Buxhetit miratoi projektligjin për huamarrjen prej 260 milionë eurosh plus interesa, në mungesë të opozitës, e cila nuk ishte e pranishme në sallë.

Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, sqaroi se bëhet fjalë për "një huamarrje nga kreditorët ndërkombëtarë, të parashikuar në buxhet", duke precizuar se kredia do të tërhiqet në një transh me periudhë shlyerjeje prej 7 vitesh dhe me normat më të favorshme të interesit në treg.

Seanca u mbajt pasi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thirri mbledhjen e komisionit, të cilën e drejtoi zëvendëskryetari Bojan Stojanoski. Ky vendim shkaktoi reagim të menjëhershëm nga LSDM-ja, e cila akuzoi se ishte shkelur Rregullorja e Punës për shkak se kryetarja e Komisionit ishte e pranishme, duke njoftuar njëkohësisht kallëzim penal kundër Gashit si dhe procedurë interpelance. Stojanoski i kundërpërgjigjet akuzave duke theksuar se, "LSDM është në dijeni se nuk kanë argumente për të mbështetur pretendimet e tyre."

Seanca plenare për votimin e ligjit me procedurë të shkurtuar është paralajmëruar për të premten.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjerohet hetimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan – Në fokus edhe dhënësi me qira i objektit28 May 2025
A mendoni se e ka tepruar me ndërhyrje Arta Bajrami?16 June 2021
Teuta Arifi e bën gjelbërt me balona Tetovën27 September 2021