Nga Vendi
27 May 2026
Ahmeti uron besimtarët myslimanë: "Le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin"

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe dashamirësie dhe uniteti. Në urimin e tij, Ahmeti shprehu: "Me rastin e Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja."

Kryetari i BDI-së theksoi karakterin e veçantë të kësaj feste, duke nënvizuar se "kjo festë e sakrificës dhe solidaritetit le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke forcuar respektin, mirëkuptimin dhe vlerat njerëzore." Ahmeti përfundoi urimin e tij me një thirrje për bashkim, duke shprehur dëshirën që "festat t'i kremtojmë gjithmonë së bashku, me zemër të hapur dhe me suksese të përbashkëta për të ardhmen tonë."



Të ndryshme
Më shumë
Merkeli e Macroni “kopjojnë” Bidenin, duan samit me Putinin24 June 2021
Maqedoni: U infektua me Covid 19 në dasmën e tij, vdes 24-vjeçari28 August 2021
Aleanca për Shqiptarët akuzon për heqjen e gjuhës shqipe nga faqja e institucionit, kërkon reagim urgjent17 April 2026