Nga Vendi
27 May 2026
Ahmeti takon kongresistin amerikan Self: Marrëveshja e Ohrit, garancia e paqes dhe stabilitetit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me Congressman Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan, së bashku me Zijadin Selën dhe Bujar Osmanin. Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit, si dhe nevoja e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si "garanci e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit."

Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin historik të Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar interesin e vazhdueshëm amerikan për stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të rajonit. Takimi vjen në kuadër të vizitës së kongresistit Self në rajon, i cili më herët u prit edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Mashtrim me patentë shoferi, 33-vjeçari denoncon humbjen e 2700 eurove22 March 2026
Anketa nga IHSPE: Në Tetovë e Gostivar kryeson BDI26 October 2021
Më 13 qershor Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-në për bashkëpunim në mbrojtje10 May 2025