Nga Vendi
28 May 2026
Kasami takohet me Berishën në Tiranë: Bashkëpunim politik për të ardhmen shqiptare në BE

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë u takua me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Kasami njoftoi se biseda u zhvillua rreth nevojës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, çështjeve aktuale politike dhe të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian. "Biseduam rreth nevojës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në BE," shkroi Kasami. Kryetari i Tetovës e përgëzoi Berishën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike dhe i dëshiroi sukses në sfidat e ardhshme politike. Kasami theksoi se do ta vazhdojë komunikimin me synimin e "bashkëpunimit më të mirë politik mes faktorit shqiptar në rajon".



Të ndryshme
Më shumë
Hakerët godasin supermarketet franceze, frigoriferët lëshohen deri në 50°C13 October 2026
“Këpuca e Artë 2025” ka një zonjë në krye15 December 2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Belegut, thotë se liria u fitua me sakrificë29 March 2026