Nga Vendi
31 May 2026
Kasami mesazh të fortë presidentes Haxhiu: "Kur Kosovës i dhemb gishti, Tetovës i ther zemra"

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti sot presidenten në detyrë të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së saj në Tetovë, duke theksuar se lidhja mes dy vendeve është shumë më thellë se politika.

"Kur Kosovës i dhemb gishti, Tetovës i ther zemra. Kjo nuk është vetëm figurë letrare. Është realiteti që e kemi jetuar për dekada. Ne jemi brezi që kufijtë na kanë ndarë fizikisht, por kurrë shpirtërisht", deklaroi Kasami.

Ai vlerësoi bashkëpunimin mes VLEN-it dhe VETËVENDOSJES si bashkim vlerash, "Është bashkim i atyre që besojnë se korrupsioni nuk mund të jetë mënyrë qeverisjeje dhe se shteti duhet t'u takojë qytetarëve."

Kasami theksoi se edhe në Maqedoninë e Veriut ka filluar një kapitull i ri, "Për herë të parë pas shumë vitesh, po zgjidhim çështje që nuk ishin prekur me dekada. Shqiptarët sot po e jetojnë ndryshimin që e pritëm me dekada."

Duke iu drejtuar zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, Kasami u shpreh kategorik, "Jemi me VETËVENDOSJEN, sepse VETËVENDOSJA është me VLEN-in. Ju uroj sukses dhe fitore të madhe më 7 qershor."



Të ndryshme
Më shumë
Bebe Rexha shijon pushimet në krahët e të dashurit15 June 2021
Negociata të tensionuara SHBA–Iran në Pakistan, rritet presioni për marrëveshje21 April 2026
Zvicra zgjeron detyrimin për paraqitjen e Green Pass 9 September 2021