Nga Rajoni
31 May 2026
Vizitë e ngjeshur diplomatike në Prishtinë: Ferit Hoxha takohet me krerët e shtetit kosovar dhe komandantin e KFOR-it

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mbërriti sot në Prishtinë për një sërë takimesh të rëndësishme diplomatike me krerët më të lartë të shtetit kosovar.

Dita nisi me takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa më pas Hoxha u prit nga Kryeministri Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i Parë e Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Rreth orës 12.10, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ.

Axhenda e Hoxhës përfshin edhe takime me drejtues të partive politike kosovare, mes të cilëve Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Vizita do të mbyllet me një takim në Bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë të angazhuar në këtë mision.



Të ndryshme
Më shumë
Kryeministri shqiptar nderon Imer Imerin dhe Boris Trajkovskin (FOTO)28 June 2020
Konfirmohen 96 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shërohen 87 persona27 June 2020
Teuta Arifi dhe Clarisse Pasztory në “Prespa Forum Dialogue 2021” 2 July 2021