Nga Vendi
1 June 2026
30% e fëmijëve në Maqedoni me peshë të shtuar: Hapet qendra e parë për trajtimin e obezitetit tek të vegjlit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vizitoi sot Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, ku u hap Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit tek fëmijët, një nevojë e ngutshme duke pasur parasysh se mbi 30% e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç në Maqedoni kanë peshë të shtuar trupore, ndërsa pothuajse 14% prej tyre përballen me obezitet ekstrem.

"Hapja e kësaj qendre paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të shumëpritur në sistemin tonë shëndetësor. Obeziteti tek fëmijët nuk është vetëm problem estetik apo ushqimor, por një gjendje komplekse që kërkon qasje të hershme dhe multidisiplinare", deklaroi ministri Aliu.

Ai shpjegoi se qendra mundëson bashkëpunimin e një ekipi të përbërë nga pediatër-endokrinologë, nutricionistë, psikologë dhe fiziatër, duke shtuar se, "ashtu si edhe në qendrat e tjera për menaxhimin e obezitetit në vend, qasja në shërbime realizohet përmes sistemit 'Termini im'."

Sipas ministrit, mjeku amë evidenton fillimisht gjendjen dhe nëse nevojitet trajtim specialistik lëshon udhëzim për Departamentin e Endokrinologjisë, ku, "kryhen ekzaminime të detajuara molekulare-gjenetike, hormonale dhe metabolike për të përcaktuar shkakun e saktë të obezitetit dhe për të caktuar një plan individual të trajtimit."



Të ndryshme
Më shumë
"Monstra” vazhdon me dëshminë e nëpunësit policor 3 September 2020
Nuk diskutohet çështja e kufijve, Spasovski: Mbetet në fuqi vendimi i fundit 3 July 2020
Moti sot me diell dhe vranësira27 June 2020