Nga Vendi
2 June 2026
Mickoski: Nuk e kam parë ende propozimin për provimin e jurisprudencës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se ende nuk është njohur me propozimin e grupit punues lidhur me provimin e jurisprudencës.

I pyetur për këtë çështje, Mickoski u shpreh se pret ta shqyrtojë propozimin gjatë javës së ardhshme, kur është planifikuar një takim zyrtar në kabinetin e tij. "Ende nuk e kam parë propozimin, mendoj se javën tjetër, të hënën është dakorduar takim tek unë në kabinet që të prezantohet propozimi", tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se do të japë mendimin e tij posa ta njihet me përmbajtjen e dokumentit.



Të ndryshme
Më shumë
Ndëron jetë në aeroportin e Shkupit udhëtari nga Suedia!19 September 2020
Rumania vendosi Maqedoninë e Veriut në “Listën e kuqe për coronavirus” 3 September 2021
Gostivar, 10 persona nuk e respektojnë vendimin për izolim25 August 2021