Nga Vendi
2 June 2026
Mexhiti pret ambasadorin zviceran Sommer, bisedohet për reformat dhe perspektivën evropiane

Izet Mexhiti priti gjatë ditës së djeshme në takim Ambasadorin e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Christoph Sommer, me të cilin u zhvillua një bisedë mbi zhvillimet aktuale politike, proceset reformuese dhe perspektivën evropiane të vendit.

Mexhiti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Maqedonisë së Veriut në fusha të rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik.

Sipas tij, "marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe partneriteti strategjik me Zvicrën paraqesin një mbështetje të rëndësishme për reformat, zhvillimin dhe rrugëtimin evropian të vendit".



Të ndryshme
Më shumë
Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë17 September 2021
Tërmet në Maqedoninë e Veriut 20 October 2021
Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për shtetasit e Maqedonisë së Veriut 1 July 2020