Nga Rajoni
2 June 2026
Sazani, ishulli që magjepsi Ivanka Trump: Mega resort prej 1.4 miliard eurosh në Shqipëri

Ivanka Trump, e bija e presidentit amerikan Donald Trump, ka treguar rrethanat e rastësishme që e çuan drejt projektit më ambicioz të karrierës së saj  transformimin e Ishullit të Sazanit në Shqipëri në një mega resort luksoz prej 1.4 miliard eurosh.

Gjatë një interviste, ajo rrëfeu se ishte gjithçka spontane, "Jam rikthyer te rrënjet e mia në pasuri të paluajtshme gjë që ka qenë shumë argëtuese, dhe po punoj në një projekt të jashtëzakonshëm me burrin tim në Mesdhe. Ai është masiv në shkallë. Është një ishull privat i pabesueshëm, i bukur, 1.400 hektarë në mes të Mesdheut. Ne ishim në barkën e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në thelb kështu e gjetëm. Notuam drejt ishujve, bëmë një shëtitje zbathur deri në majë dhe mbetëm të magjepsur. Që nga atëherë na ka mbetur në mendje. Për mua kjo është më shumë sfidë se sa çdo gjë tjetër", tha ajo.

Ishulli i Sazanit, një ish-post ushtarak i vendosur midis deteve Adriatik dhe Jon, ka mbetur për dekada pothuajse i paprekur, me gji të fshehura, tunele ushtarake dhe biodiversitet të pasur. Plani i zhvillimit parashikon hotele luksoze, vila private, marina, objekte bregdetare dhe infrastrukturë turistike të fokusuar në mjedis. Autoritetet shqiptare presin që projekti të gjenerojë rreth 1.000 vende pune, ndërsa qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me familjen Kushner.



Të ndryshme
Më shumë
Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale 4 September 2025
Mjeku shqiptar që thoshte se koronavirusi zhduket verës, ja çka thotë tani?11 July 2020
Konkurrenti i njohur provon ta puth Bora Zemanin, moderatorja i reagon: “Me mua …” 2 July 2021