Nga Rajoni
9 June 2026
Gjini: "Nëse Kurti qeveris, Kosova edhe 10 vjet do të blejë rrymë përmes sekserëve të Serbisë"

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se nëse Albin Kurti vazhdon të qeverisë, Kosova do të mbetet e varur nga blerja e energjisë elektrike përmes ndërmjetësve serbë. Gjini, i ftuar në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ka komentuar edhe idenë e kryeministrit në detyrë për gazifikimin e qymyrit, duke e cilësuar atë si jorentabile dhe të dëmshme.

"Edhe nëse ndodh gazifikimi i qymyrit, do të kushtojë më shtrenjtë se të blejmë gaz", tha Gjini, duke shtuar se ky proces prodhon fenol, një acid i dëmshëm për natyrën dhe njerëzit. Sipas tij, "më lirë është me ble gaz se me prodhu vet", por koncepti autarkik po e pengon një zgjidhje racionale. Gjini e krahasoi këtë qasje me prodhimin e traktorëve në Shqipëri gjatë komunizmit: "Ka me qenë i konceptit të traktorit në Shqipërisë, që u ka kushtuar më shtrenjtë sesa me ble një Volvo".

Kryetari i Aleancës theksoi se Kurti ka përjashtuar si gazin amerikan, ashtu edhe ndërtimin e një termocentrali të ri. "Nëse ky qeverisë, Kosova edhe 10 vjet ka me ble energji elektrike prej Serbisë përmes sekserëve të vet, që e rrjepën qytetarin e Kosovës", deklaroi Gjini, duke lënë të kuptohet se pas kësaj qëndrimi mund të fshihen interesa të caktuara.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Pentagoni: Në shqyrtim kërkesa e Ukrainës për raketat Tomahawk29 September 2025
Për fëmijët në çerdhet e Maqedonisë nuk do të kërkohet që të mbajnë maska 4 September 2020
Nëna e ish-presidentit Thaçi feston 84-vjetorin e lindjes, deputetja Musliu e viziton në shtëpi 4 August 2021