Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot ashpër akuzave të protestuesve që e kanë quajtur "tradhtar", duke sqaruar çështjen e Sazanit dhe duke rikujtuar qëndrimin e tij të hapur ndaj Serbisë për pavarësinë e Kosovës.
Rama theksoi se ishte ai vetë që i tha Serbisë të vërtetën drejtpërdrejt: "Në Serbi vajta unë, jua thashë atyre në sy nga pallati ku rri presidenti që Kosova është Republikë e pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa."
Lidhur me Sazanin, kryeministri mohoi çdo lloj tjetërsimi prone, duke sqaruar: "E vërteta është që Sazani ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë," duke shtuar se negociatat me investitorët janë duke vazhduar prej më shumë se dy vitesh, ku "çfarë ndërtohet bëhet privat, çfarë është jashtë është e shtetit shqiptar dhe të ardhurat që vijnë i shkojnë Republikës së Shqipërisë."
Rama nuk kurseu as kritikën ndaj atyre që e akuzojnë, duke thënë: "Është kollaj të bësh heroin kur del atje te ai bulevardi," ndërkohë që kujtoi tragjedinë e protestave të viteve '90: "Nuk e harroj kurrë sesi i morën invalidët, i morën me gjithçka, i ngritën në ajër."
Kryeministri mbylll me një mesazh të fortë mbi patriotizmin: "Patriotizmi dhe tradhtia nuk janë më vetëm të varur flamurin këtu, lidhe nyje dhe thuaj TRQ Edi Rama, ku nuk është patriotizëm."