Nga Vendi
29 July 2020
Javën tjetër arrijnë ekipet mjekësore nga Suedia dhe Sllovenia, do të ketë ndihmë edhe nga Gjermania

Javën e parë të muajit gusht përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë do të arrijë ekip mjekësorë nga Mbretëria Suedeze i përbërë nga dhjetë infermiere dhe një mjek.

Së shpejti pritet të vjen edhe një ekip mjekësorë nga Sllovenia.

Shpenzimet për udhëtim dhe akomodim të personelit mjekësorë do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Për ndihmën në fjalë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski kishte njoftuar Shtabin Kryesor të Krizës më 24 korrik në mbledhjen e 103-të, procesverbalet e të cilës u miratuan dje nga Qeveria.

Ndërsa nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është bërë e ditur se Berlini zyrtarë ka njoftuar se do ndihmojë vendet e rajonit me personel mjekësorë, ilaçe, mjete mbrojtëse dhe respiratorë.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet personi i tretë që ndërhyri mes Babis dhe Carolinës 8 July 2021
Nga urrejtja te miqësia, Albërie Hadërgjonaj flet për raportin me ish-bashkëshortin10 October 2026
Shiu i rrëmbyeshëm përmbys rrugët në Manastir 4 July 2020