Nga Rajoni
12 June 2026
Begaj në Prishtinë: "Liria Fitohet me Sakrificë dhe Mbrohet me Unitet"

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar 12 qershorin si "një datë të shënuar në historinë e kombit shqiptar" që simbolizon "triumfin e lirisë mbi padrejtësinë dhe shpresës mbi frikën." Begaj vlerësoi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s në çlirimin e Kosovës. Duke iu referuar proceseve gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidenti shqiptar i cilësoi ato si "një betejë për mbrojtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare." Begaj bëri thirrje për forcim të institucioneve dhe shtetit të së drejtës, duke nënvizuar nevojën e avancimit të Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian në një kontekst "gjithnjë e më kompleks gjeopolitik", duke uruar qytetarët e Kosovës me fjalët "liria fitohet me sakrificë dhe mbrohet me unitet."



Të ndryshme
Më shumë
OBSh-ja kritikon Grupin G7: Vaksinat na duhen tani, jo vitin e ardhshëm15 June 2021
Ruskovska: Ka filluar shqyrtimi i dokumentacionit për spitalin në Tetovë17 September 2021
Modelja e njohur “godet” Oriola Marashin, “E mbivlerësuar”,23 June 2021