Nga Rajoni
12 June 2026
Aluku: Objektivi që Ndalon Kohën. Ajo nuk fotografon njerëz, ajo fotografon shpresa, zemërata dhe ëndrra

Kur mijëra qytetarë zbresin në rrugë për të kërkuar ndryshim, dikush duhet të ngrejë kamerën dhe të ngurosë atë çast për përjetësi. Alma Aluku është ajo grua. Fotografe dhe aktiviste e shoqërisë civile, e diplomuar për Graphic Design, Alma ka një sy të rrallë për të kapur shpirtin e çastit dhe protestat e "Revolucionit të Flamingove" e kanë dëshmuar këtë më mirë se kurrë. Pasioni i saj për fotografinë nisi në vitin 2011, ndërsa në vitin 2021 hapi studion e saj fotografike në Tiranë, duke u angazhuar në projekte që dokumentojnë njerëz, histori dhe ngjarje me rëndësi shoqërore. Por asgjë nuk e ka katapultuar emrin e saj në vëmendjen e publikut si shkrepjet e fundit nga protestat imazhe që transmetojnë emocione të papërmbajtura, dinjitet qytetar dhe bukurinë e papritur të një lëvizjeje që po shkruan histori. Agjenci lajmesh vendase dhe të huaja kanë zgjedhur pikërisht fotografitë e Almës për të pasqyruar protestat, duke e bërë objektivin e saj dritaren përmes së cilës bota po sheh Shqipërinë e sotme. Ajo nuk fotografon thjesht njerëz, ajo fotografon shpresa, zemërata dhe ëndrra të një populli që ka vendosur të ngrejë zërin./AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
Berisha akuza të forta ndaj qeverisë, përplasje dhe të lënduar në radhët e opozitës17 April 2026
Merko akuzon BDI-në për standarde të dyfishta në trajtimin e ish-funksionarëve21 April 2026
Ibrahimi: Pas zgjedhjeve lokale mund të formohet Qeveri e re25 October 2021