Nga Vendi
13 June 2026
BDI: Autostrada Shkup–Bllacë u projektua dhe u financua nga ne, Qeveria e vonoi për dy vjet

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar Qeverinë se ka vonuar për dy vjet realizimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke theksuar se projekti është ideuar, projektuar, buxhetuar dhe siguruar financiarisht gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së.

Sipas partisë, Qeveria e atëhershme kishte përfunduar segmentin e parë prej 2 kilometrash të autostradës, por ai ende nuk është lëshuar në përdorim. Nga BDI thonë se gjithashtu është përfunduar projektimi i vazhdimit të autostradës prej 10.8 kilometrash deri te qarkorja e Shkupit, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Hill, ndërsa financimi ishte siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se ishte shpallur edhe thirrja për ndërtimin e segmentit të mbetur, ku kishin aplikuar 11 kompani, ndërsa Qeveria aktuale, sipas tyre, kishte për detyrë vetëm përzgjedhjen e realizuesit të projektit. BDI pretendon se gjatë dy viteve të fundit janë dhënë arsye të ndryshme për vonesat, përfshirë ndryshimin e trasesë dhe çështje që lidhen me shpronësimin.

Partia nënvizon se projekte të rëndësishme infrastrukturore, si Korridori 8, Korridori 10-D, autostrada Shkup–Bllacë, Rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës dhe sistemi “One Stop Shop” në kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, mbajnë vulën e qeverisjes së saj.



Të ndryshme
Më shumë
Debatet televizive në Afganistan, moderatori rrethohet nga talebanët e armatosur30 August 2021
Nisin zgjedhjet parlamentare, të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë13 July 2020
9 të vdekur nga COVID-19 dhe 150 raste të reja, bilanci i 24 orëve të fundit27 June 2020