Nga Vendi
14 June 2026
Korsitë M-Tag vetëm për etiketa elektronike, ndryshojnë rregullat e pagesës në pikat e pagesës

Nga sonte, korsitë e shënuara për M-Tag në të gjitha pikat e pagesës në vend do të përdoren ekskluzivisht për automjetet me etiketa elektronike. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se mosrespektimi i këtij rregulli mund të shkaktojë pengesa në qarkullim dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e komunikacionit.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes tabelat elektronike informative të vendosura para dhe në stacionet e pagesës, ku korsitë janë të ndara sipas mënyrës së pagesës, për MTag, MCard dhe CASH/MCard.

Me hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi, pagesa me MCard nuk do të lejohet më në korsitë e dedikuara për MTag. Përdoruesit e kartës MCard do të duhet të përdorin korsitë e tjera të lira të stacioneve të pagesës, në përputhje me destinimin e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti e Kasami e urojnë Kurtin për zgjedhjen e Qeverisë së katërt 13 September 2026
Djali e bën për spital babain e tij18 August 2021
Edhe të 145 të infektuar, 6 të vdekur dhe 171 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë18 July 2020