Nga Rajoni
15 June 2026
Albin Kurti: Rinia është forca që do të lërë gjurmën e saj për Kosovën

Në kuadër të Javës së Lëvizjes, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi Ditën e Rinisë pranë Liqenit të Batllavës, ku të rinjtë u mblodhën për bashkëbisedim dhe për të vlerësuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në organizatë. Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij para të rinjve, theksoi rëndësinë e kontributit të secilës gjeneratë për të ardhmen e vendit. “Sa herë ju shoh juve, më kujtohet vetja në fillimet e interesimeve të mia politike, e më pas edhe angazhimet për të bërë më të mirën për popullin tonë”, u shpreh ai. Kurti shtoi se çdo brez ka përgjegjësi për atë që lë pas, duke theksuar se, “nuk jemi përgjegjës për Kosovën dhe botën siç e kemi gjetur, por definitivisht jemi përgjegjës për atë se çfarë lëmë pas nesh”, ndërsa vlerësoi se gjenerata e sotme e të rinjve gëzon kushte më të mira sesa brezi i tij. 



Të ndryshme
Më shumë
Plas keq sherri me gota kokës mes vajzave në lokal30 August 2020
Maqedoni: Janë administruar mbi 1.554.372 milionë vaksina, 45 për qind e popullatës së rritur janë rivaksinuar14 October 2021
Habit Vig Poppa, ndryshimi drastik i rënies në peshë22 June 2021