Nga Rajoni
15 June 2026
Numërimi i votave me postë vazhdon, përpunohen mbi 36 për qind e kutive

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 7 qershor. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë procesuar 82 kuti votimi, që përbëjnë 36,77 për qind të totalit të kutive të parapara për numërim. Një ditë më parë, KQZ përfundoi vlerësimin e 85.790 pakove me fletëvotime. Prej tyre, 82.809 u miratuan për numërim, ndërsa 2.981 u refuzuan pas procesit të verifikimit. Procesi i numërimit të votave me postë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e plotë të tij.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
14 maji – Sinani në Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së: "Kemi obligim që amanetin e tyre ta vazhdojmë"14 May 2026
Tërmet i fortë në Shqipëri, ja sa ballë ishte!15 September 2021
57 vite nga tërmeti që shkatërroi Shkupin26 July 2020