Nga Vendi
15 June 2026
Ankara-Shkup me fluturime direkte nga 2 korriku, Nikolloski: Synojmë tregti prej 2 miliardë dollarësh

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka njoftuar se nga 2 korriku kompania ajrore AJet do të nisë fluturimet direkte në linjën Ankara-Shkup, ndërsa Turkish Airlines tashmë ka vendosur fluturime drejt Ohrit, përveç atyre të rregullta për në Shkup. Nikolloski theksoi se linja e re do të funksionojë pa subvencione shtetërore, duke shtuar se, "linja pritet të jetë fitimprurëse", ndërsa shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të zgjerohet. Ai bëri të ditur gjithashtu se në forumin e biznesit në Stamboll është arritur marrëveshje për krijimin e një lidhjeje mallrash ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, me synim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Sipas tij, më shumë se njëqind biznesmenë nga secili vend morën pjesë në forum, duke hapur mundësi të reja për investime dhe partneritete. Nikolloski vlerësoi se objektivi për rritjen e shkëmbimeve tregtare nga rreth 900 milionë dollarë në 2 miliardë dollarë është i realizueshëm, duke theksuar se disa kompani turke po e shohin Maqedoninë si bazë për qasje më të lehtë në tregun evropian falë marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe pozitës së favorshme ekonomike.



Të ndryshme
Më shumë
Besimi: Çdo ditë në Kuvend do të jem zëri i qytetarit 9 July 2020
Sindi gjen dashurinë pas daljes nga Përputhen, flet për djalin që i ka rrëmbyer zemrën 5 July 2021
BDI: Në kohë fushate kryeministri serb pritet në Shkup, kjo është dëshmi se vendi po "rrëshqet" drejt 'Botës serbe" 4 October 2025