Nga Rajoni
15 June 2026
Sherr mes të pandehurve në sallën e gjyqit për rastin e Renis Dobrës

Një incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku disa prej të pandehurve për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë zhvillimit të seancës paraprake. Sipas raportimit të A2 CNN, në konflikt janë përfshirë Petrit Çakra, si dhe Fation, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj, të cilët përballen me akuza lidhur me ngjarjen e rëndë në Mat. Pas incidentit janë njoftuar efektivët e Policisë së Shtetit, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi situata është vënë nën kontroll brenda sallës së gjyqit.

Burimi: A2 CNN



Të ndryshme
Më shumë
Kasami nga Bogovina: VMRO mbetët e njëjta, me ne do të vijë ndryshimi10 July 2020
Vizitë historike në Çashkë, Presidenti i Shqipërisë mesazh afërsie për shqiptarët e trevës26 February 2026
Konflikti SHBA Izrael Iran përshkallëzohet, përfshihet Hezbollahu dhe tensionet shtrihen në Gjirin Persik 2 March 2026