Nga Vendi
15 June 2026
Digjen automjete pranë Ambasadës Bullgare në Shkup, publikohet video e incidentit

Portali bullgar “BGNES” ka publikuar një video që tregon momentet e djegies së automjeteve të parkuara pranë Ambasadës Bullgare në Shkup, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas pamjeve, një burrë afrohet me një qese plastike, nxjerr një shishe, derdh lëng mbi automjetet e parkuara dhe pak çaste më vonë shpërthejnë flakët. Videoja ndërpritet disa herë pikërisht në momentin kur, sipas portalit, autori i dyshuar i vë zjarrin lëngut, duke mos e regjistruar të gjithë veprimin.

“BGNES” pretendon se efektivët e policisë që ishin në detyrë pranë Ambasadës nuk kanë reaguar gjatë incidentit. Portali thekson gjithashtu se përballë Ambasadës ndodhet një njësi rajonale e zjarrfikësve, por, sipas tij, ndërhyrja ka ardhur me vonesë.

“Një ekip zjarrfikësish mbërriti në vendngjarje vetëm pasi diplomatët tanë shuan personalisht flakët e makinave të djegura”, shkruan “BGNES”.



Të ndryshme
Më shumë
Rritet me 7.4 për qind energjia elektrike për familjarët31 July 2020
Hamilton: Mu ndal zemra kur shpëtheu goma e makinës 3 August 2020
Britania mund ta ndalojë: Ç’është oksidi i azotit, gazi që të bën të qeshesh? 3 September 2021