Nga Vendi
15 June 2026
Komuna e Vrapçishtit investon në infrastrukturë, rruga “Brahim Aga” në Dobërdoll me pamje të re

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka bërë të ditur realizimin e një tjetër investimi në shërbim të qytetarëve, duke njoftuar për përfundimin e punimeve në rrugën “Brahim Aga” në fshatin Dobërdoll. Sipas Shabanit, kjo rrugë tashmë ka marrë një pamje të re, duke krijuar kushte më të mira për qarkullim dhe duke përmirësuar infrastrukturën për banorët e zonës. “Ta gëzoni rrugën e re dhe le t’ju shërbejë për shumë vite me mbarësi!”, është shprehur kryetari Isen Shabani në mesazhin e tij drejtuar banorëve.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot me vranësira mesatare, temperature deri më 38 gradë 1 August 2020
Fitoren më të thellë e ka 1-0, Shqipëria zyrtarizon miqësoren e rradhës me kundërshtarin ‘qesharak’14 September 2020
Armata e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e themelimit18 August 2021