Nga Vendi
16 June 2026
Meidani: Memorandumi mes dy universiteteve hap një kapitull të ri bashkëpunimi

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka vlerësuar nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke theksuar se ky është rezultat i një angazhimi të gjatë për afrimin e dy institucioneve akademike. Sipas tij, memorandumi “hedh themelet e një bashkëpunimi më të gjerë akademik dhe shkencor”, ndërsa është shprehur i bindur se ai “do të pasohet shumë shpejt nga marrëveshja formale, si dhe nga iniciativa dhe rezultate konkrete në dobi të studentëve dhe stafit akademik të të dy institucioneve”. Meidani ka falënderuar rektorët Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Prof. Dr. Bekim Fetaji për vizionin dhe gatishmërinë në ndërtimin e partneritetit, ndërsa ka vlerësuar edhe kontributin e Besarit, duke theksuar se “gjërat e mira ndodhin kur njerëzit e duhur bëhen bashkë”.



Të ndryshme
Më shumë
22-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit për të zvogëluar të pasmet 8 October 2021
Saraji fiton investim 6.2 milionë eurosh, nis rregullimi i shtratit të Lumit të Thatë15 July 2026
“Durmo Turs”, Prokuroria: Mbrojtja falsifikoi gjetjet e ekspertëve 6 July 2020