Nga Rajoni
17 June 2026
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri. Në seancën plenare të Senatit, kandidatura e tij mori 51 vota pro, 47 vota kundër, duke siguruar kështu miratimin përfundimtar për emërimin e tij në postin diplomatik në Tiranë. Wendt, gjeneral-locifënt i pensionuar i ushtrisë amerikane me mbi 34 vjet shërbim, ishte më parë komandant i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë, ku ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me strukturat shqiptare të mbrojtjes. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Marrëdhënieve të Jashtme, ai theksoi se prioritetet e tij në Tiranë do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i partneritetit ushtarak mes dy vendeve dhe krijimi i një klime më të favorshme për investimet amerikane. I pyetur për mënyrën sesi do të trajtonte investime të mundshme të familjes Trump në Shqipëri, Wendt deklaroi, "nuk jam personalisht i lidhur me investimet e familjes Trump, do të bëj punën time si ambasador, nëse ato kompani respektojnë rregullat, atëherë gjithçka do të jetë në rregull". Ai shtoi gjithashtu vlerësim për punën e SPAK-ut, duke e cilësuar si efektive në luftën kundër korrupsionit. Nëse merr betimin, Wendt do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim, e cila e la postin në vitin 2023.



Të ndryshme
Më shumë
Konjufca në forumin diplomatik në Antalia, theksohet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor18 April 2026
Osmani dhe Peleshi theksojnë unitetin Kosovë Shqipëri, fokus në të ardhmen euroatlantike 2 March 2026
Fëmijët përjashtohen nga masat e reja kundër coronavirusit në Maqedoni17 August 2021