Nga Vendi
18 June 2026
Rikthimi i emrave të rrugëve në Tetovë, BDI kërkon seancë urgjente pas vendimit të Kushtetueses

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar emërtimin e disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës ka nxitur reagime nga opozita shqiptare. BDI ka kërkuar seancë urgjente për rikthimin e emrave, ndërsa këshilltari Berat Murati ka kujtuar se vendimi i vitit 2006 ishte miratuar "me votim të gjithë këshilltarëve, të të gjitha etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe me votim sipas parimit të badenterit", dhe se sot rimiratimi mund të bëhet pa nevojën e votimit të dyfishtë.

Komuna e Tetovës e ka quajtur reagimin e opozitës manipulues. Zëvendëskryetari Albi Qamili ka sqaruar se riemërtimi i 11 rrugëve në vitin 2007 nuk kishte hyrë kurrë realisht në fuqi për shkak të mungesës së pëlqimit qeveritar, duke premtuar se "padyshim se këto do t'i kthejmë, por ne edhe rrugët tjera që janë pa emra do t'u vendosim emra të rinj".

Sipas vendimit të Kushtetueses, emra si "Iliria", "Dëshmorët e Kombit" dhe "Kongresi i Manastirit" do të zëvendësohen me figura maqedonase ose jugosllave, ndërsa rrugët e Abdyl dhe Sami Frashërit do të riemërtohen sipas Leninit dhe partizanit Radovan Coniq.



Të ndryshme
Më shumë
Hungaria pret rifillimin e transitit të naftës ruse përmes Ukrainës, përmendet naftësjellësi Druzhba21 April 2026
LSDM: BE pezulloi programin IPARD 3 për shkak të korrupsionit të VMRO-DPMNE-së22 December 2025
Noizy, Dafina Zeqiri e Gjon’s Tears bëhen bashkë, kjo është arsyeja 8 July 2021